Kthimi i refugjatëve Rohingya, Dhaka i jep listë të re Mianmarit

Tek autoritetet e Mianmarit, Bangladeshi fqinj ka dorëzuar një listë të re prej 25 mijë muslimanëve Rohingya, që aktualisht jetojnë në kampet e refugjatëve në juglindje të vendit, në mënyrë që të lehtësojnë procesin e riatdhesimit.

Agjencia e lajmeve UNB raportoi se lista e ofruar nga Dhaka verifikon vendin e tyre të origjinës, pavarësisht shpresës së vogël se Qeveria e Mianmarit do t’i kthejë refugjatët.

Sekretari i Jashtëm në detyrë i Bangladeshit, Kamrul Ahsan, e dorëzoi listën në një takim me një delegacion të Mianmarit të udhëhequr nga sekretari i përhershëm i Jashtëm, Myint Thu. Mediat lokale raportuan se ekipi vizitues u përpoq të bindte refugjatët Rohingya që të kthehen në Mianmar si “shtetas të huaj” dhe jo si qytetarë.

Udhëheqësit Rohingya kanë refuzuar këtë ofertë në mënyrë të përsëritur dhe kërkojnë shtetësi dhe garanci për një jetë dinjitoze pas kthimit në Mianmar, prej nga kanë ikur nga gjenocidi.

Mbi riatdhesimin e refugjatëve Rohingya ranë dakord Bangladeshi dhe Mianmari në fund të nëntorit të vitit 2017, por procesi u prolongua vazhdimisht për shkak të mungesës së sigurisë në rajon.

Bangladeshi më parë ka dorëzuar një listë prej 30 mijë refugjatëve Rohingya për verifikim për riatdhesim, por deri më tani pa ndonjë rezultat të rëndësishëm të shpalosur nga asnjëra palë.

Nëntorin e kaluar, riatdhesimi i parë i planifikuar i refugjatëve Rohingya u ndalua për shkak se refugjatët shprehën mosgatishmëri për t’u kthyer në atdheun e tyre, duke e quajtur atë “të pasigurt” për kthim.

Populli i persekutuar

Populli Rohingya, i përshkruar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) si njerëzit më të persekutuar në botë, është përballur me frikën e rritur të sulmeve, pasi dhjetëra u vranë në dhunën e vitit 2012.

Sipas Amnesty International, më shumë se 750 mijë refugjatë Rohingya, kryesisht fëmijë dhe gra, u larguan nga Mianmari dhe kaluan në Bangladesh, pasi forcat e Mianmarit nisën një goditje ndaj komunitetit pakicë musliman në gusht të vitit 2017, duke e çuar numrin e njerëzve të persekutuar në Bangladesh në më shumë se 1,2 milionë.

Sipas një raporti të Agjencisë Ndërkombëtare të Zhvillimit Ontarios (OIDA), që nga 25 gushti i vitit 2017, rreth 24 mijë muslimanë Rohingya janë vrarë nga forcat shtetërore të Mianmarit.

Më shumë se 34 mijë Rohingya u hodhën në zjarr ndërsa mbi 114 mijë të tjerë u rrahën, tha raporti i OIDA-s, i titulluar “Migrimi i detyruar i popullit Rohingya: Përvoja e patreguar”.

Raporti tha se rreth 18 mijë gra dhe vajza Rohingya u përdhunuan nga ushtria dhe policia e Mianmarit si dhe mbi 115 mijë shtëpi Rohingya u dogjën dhe 113 mijë të tjera u vandalizuan.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi