Kryetarja e speciales: Asnjë amnisti nuk mund t’i shpëtojë të akuzuarit, çfarëdo pozite ta kenë

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trëndafilova është deklaruar rreth punës së Gjykatës Speciale në Kosovë.

Trëndafilova në një intervistë për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se sipas ligjit, pozita zyrtare e një personi të akuzuar, nuk e liron nga përgjegjësia penale. Ajo tregon se edhe imuniteti dhe amnistia në këtë rast, janë të ndaluara me Ligjin e miratuar prej Kuvendit të Kosovës.

“Në ligj përcaktohet qartë se pozita zyrtare e një personi të akuzuar, qoftë ai kryetar shteti apo qeverie, nuk e liron nga përgjegjësia penale dhe nuk përbën factor lehtësues për dënimin e tij. Kjo është gjithashtu në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Për më tepër, në lidhje me krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara, imuniteti dhe amnistia janë të ndaluara me Ligjin e miratuar prej Kuvendit të Kosovës”, ka thënë kryetarja e Dhomave të Specializuara.

Ajo thotë se duke pasur parasysh kornizën ligjore dhe pavarësinë e Prokurorisë, vendimi se kur paraqitet një aktakuzë para Dhomave të Specializuara i takon plotësisht Prokurorit të Specializuar.

“Si kryetare e Dhomave të Specializuara nuk kam kurrfarë kompetencash mbi atë proces. Pas paraqitjes së një aktakuze, unë do të caktoj një gjykatë për procedurën paraprake, e cila shqyrton aktakuzën në përputhje me rregulloren e procedurës dhe provave për të vendosur nëse aktakuza duhet të konfirmohet. Në qoftë se konfirmohet, aktakuza bëhet publike.

Lidhur me emrat e përfolur se do të akuzohen nga Specialja, ajo ka thënë se “Unë nuk e di dhe nuk kam si ta di se cilat krime heton ai, sa të dyshuar do të ketë dhe kush prej të dyshuarve do të akuzohet dhe për çfarë krimesh”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi