https://www.aiguillealpine.co.uk/http://perpustakaan.unla.ac.id/wp-includes/MESINSLOT/https://cafesach.com.vn/https://shootless.nl/http://www.smartiming.co.uk/https://thali.pl/https://www.contraloriapereira.gov.co/https://fia.ui.ac.id/-/stoto/https://iac.ui.ac.id/qris/https://stroumfaki.gr/https://nipscollege.co.ke/https://memorialsignworld.com/https://healthcareinkenya.com/https://bayscaffolding.co.nz/https://www.prottoy.cu.ma/https://ideasvibe.com/https://www.ffl.si/https://fhunizar.ac.id/https://sgs.sheratongrandesukhumvit.com/https://disability.ui.ac.id/maxwin/https://www.fodecc.cm/https://shiki.cu.ma/https://www.fodecc.cm/Samuel-Donatien-Nengue/https://nfd.com.tr/https://eedesign.co.uk/https://defender.org.br/https://fosfobox.com.br/http://estima.xgeo.pl/
Zv.kryeministrja Balluku inspekton punimet në lotin 4 - Drita Tv

Zv.kryeministrja Balluku inspekton punimet në lotin 4

TIRANË– Në lotin 4 të Unazës së Madhe të Tiranës, e cila kalon në zonën e Shkozës, po vijon puna për ndërtimin e viaduktit, vepra më e rëndësishme në këtë lot, me një gjatësi prej 420 metrash. Në këtë lot realizimi fizik i punimeve ka arritur në 32%.

Menjëherë pas hapjes së kantierit, punimet kanë ecur me ritme të shpejta, ndërkohë ka përfunduar edhe ndërtimi i 176 trarëve të cilët do të përdoren për këtë viadukt, ndërkohë që projekti e trajton zonën edhe me elementët urbanë.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, ndoqën nga afër ecurinë e punimeve në këtë kantier.

“Në momentin që është liruar sheshi ndërtimit kemi arritur me ritme të shpejta nga 300 pilota që duhet të ndërtohen për bazamentet e urës së madhe kemi realizuar rreth 170 pilota. Janë betonuar 10 bazamente nga 15 që ka në total dhe ka filluar të ngrihet këmba e parë e urës. Brenda muajit dhjetor do të kemi gati 5 këmbë të ngritura në mënyrë të tillë që të vazhdojmë me mbështetjen e trarëve”, sqaroi drejtori ARRSH.

Balluku u shpreh më tej se: “Është një lot shumë kompleks pasi këtu kemi ndërtimin e një viadukti rreth 420 metra për të ardhur në të njëjtin nivel me lotin tre. Ky ka qenë një nga segmentet më të vështira të Unazës së Madhe të Tiranës, jemi në një zonë shumë të banuar, një zonë ku kemi pasur ndërtime ilegale të cilat na është dashur që ashtu siç bëjmë ne gjithmonë në bashkëpunim me qytetarët, pavarësisht se këto prona janë të palegalizuara, përmes marrëveshjeve që janë bërë, përmes një diskutimi të gjerë me komunitetin kemi arritur ti japim zgjidhje. E kemi thënë këtë që gjeologjia e Tiranës është gjeologji e vështirë siç na ndodh dhe në pjesën e Murrizit. Ne kemi një afat kontraktual është vera e vitit 2024, sot ndodhemi diku në 32% të ecurisë së punimeve, por nga momenti që trarët janë gati dhe janë të prodhuar me përfundimin e pilotave fillon vendosja e tyre, kështu që ne jemi të angazhuar që të ruajmë kohët kontraktuale. Pra, vera e 2024 flasim për pak muaj do të jetë gati edhe ky segment. Megjithatë duhet thënë që ne asnjë nga kantieret nuk i kemi jashtë afatit. Është diçka që Autoriteti Rrugor Shqiptar është angazhuar dhe është duke e mbajtur ritmin, madje edhe ato projekte që janë trashëguar me vonesë tashmë pothuajse janë mbyllur. Duhen patur parasysh që të gjitha kontratat që janë lidhur vitet e fundit janë të gjitha në afatet e tyre, madje ne kemi arritur ti mbyllim disa muaj më parë, ashtu siç shpresojmë me Llogaranë që ta dorëzojmë deri në 30 qershor dhe jo në shtator siç është kontrata. Ashtu siç shpresojmë edhe për këto lote të cilat pavarësisht kompleksitetit gjeologjik dhe pavarësisht problematikës që kemi pasur në zonat e banuara mund të themi që është bërë një punë e mirë, një punë konstante që do të na japë mundësi që ti dorëzojmë sipas afateve kontraktuale.”, tha ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi