Kryeministri spanjoll nuk merr pjesë në Samitin e BE-së, shkak Thaçi

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, po planifikon të mungojë në një samit ndërmjet Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet më 17 maj.

Mediet spanjolle raportojnë se ai kësisoj po do ta shmangë fotografinë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili do të përfaqësojë Kosovën në këtë Samit.

Sipas gazetës më të madhe spanjolle, “El Pais”, Rajoy ka frikë se një fotografi e mundshme me Thaçin do të përdoret nga liderët Katalonjës për kauzën e tyre për pavarësinë.

Kjo gazetë raporton duke iu referuar burimeve se BE-ja po shqyrton mundësinë që flamuri i Kosovës të mos figurojë afër flamujve të shteteve të tjera të Ballkanit në mënyrë që Rahoy të jetë i pranishëm në këtë samit.

Spanja është në mesin e pesë vendeve anëtare të BE-së që nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi