Kryeministri i Malit të Zi kërkon zgjedhje të reja parlamentare

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç një ditë pas paraqitjes së kërkesës për shkarkimin e zv.kryeministrit Dritan Abazoviç, ka bërë kërkesë për zgjedhje të reja parlamentare.

Sipas tij vendi ndodhet në një krizë të vështirë politike dhe e vetmja zgjidhje janë “zgjedhjet e reja”.

“Pas përpjekjes së URA dhe PSD dhe satelitëve të tyre për të formuar qeveri të re të minorancës, është bërë e qartë se zgjedhjet e reja janë e vetmja rrugë për të zgjidhur këtë krizë politike”, u shpreh ai.

Kërkesa për shkarkimin nga detyra të aleatit të koalicionit qeverisës, vjen në një kohë kur Abazoviç ka nisur procedurat për të ndërmarrë mocion mosbesimi ndaj qeverisë.

Pjesë e kësaj iniciative përveç Lëvizjes Ura dhe një partie tjetër pjesë e mazhorancës, janë bashkuar të gjitha partitë opozitare mes të cilave dhe forca politike e presidentit, Milo Gjukanoviç.

Parlamenti i Malit të Zi përbëhet nga 81 deputetë dhe mazhoranca qeverisëse bashkë me votat e Abazoviç arrinte të formonte një shumicë të brishtë.

Me këtë bashkim, synohet formimi i një shumicë re qeverisëse ku pritet që Abazoviç të jetë kryeministër që do të përgatisë vendin për të shkuar në zgjedhje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi