Kryemadhi: Rama fal detin për pak mëshirë nga Greqia

Pas deklaratave të fundit të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, i cili tha se është arritur dakordësi me Shqipërinë për sa i takon vijës së kufirit detar mes dy vendeve dhe thotë se Greqia do të përfitojë nga kjo 12 milje detare, ka reaguar kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Monika Kryemadhi thotë se Rama për karrigen e tij shet gjithçka.

“A ka më qartë se kaq?! Ky njeri për karrigen e tij shet gjithçka. Nuk njeh as moral e as ndjesi për atdheun.

Ky njeri pasi shkatërroi marrëdhënien me Greqinë duke prishur Kishat si në kohën e komunizmit, tani fal detin për pak mëshirë nga Greqia. Ky njeri ka shqyer edhe portat e Shqipërisë për të larguar të rinjtë dhe për të sjellë gjithë plehrat e botës .

Dhe në fund e ka të qartë se shqiptarëve nuk u duhet më as deti, as mali, as fushat dhe asnjë pasuri tjetër, sepse kështu si e ka katandisur Shqipërinë dëshira e çdo të riu është të largohet nga vendi. Ky satrap nuk pyet më për asnjë vlerë njerëzore, qytetarie apo atdhedashurie.

Sepse për të ka vlerë vetëm karrigia e tij, për të cilën po paguajmë të gjithë çmimin më të shtrenjtë, atë të shitjes së territorit shqiptar.

Atë që nuk e bënë dot as diktaturat dhe pushtuesit, Edi Rama po e nënshkruan me gjakftohtësi të madhe”, shkruan Kryemadhi në “Facebook”./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi