-0.5 C
Tirana

Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Justifikohesh kur qytetarët kërkojnë llogari, njerëzit nuk duan batuta

Më datë:

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me deklaratat që bëri sot kryeministri Edi Rama teksa bëri një përmbledhje të situatës pas përmbytjeve.

Në një reagim në “Facebook”, Kryemadhi tha se një qeverisje e paaftë di vetëm të justifikohet kur qytetarët i kërkojnë llogari. Mes të tjerash Kryemadhi tha se qytetarët nuk duan batuta, ndaj sipas saj koha po mbaron.

“Një qeverisje e paaftë di vetëm të justifikohet kur qytetarët kërkojnë llogari. Këtë gjë bëri qeveria edhe sot. Përmbytjet janë përgjegjësi e kryeministrit dhe pasojat e rënda financiare nga krizat që vendi është përballur janë përgjegjësi e keqqeverisjes së tij. Rilindja i shërben vetëm oligarkëve dhe jo qytetarëve, ndaj vetë Rama është kthyer sot në një krizë për vendin. Njerëzit nuk duan batuta, koha po mbaron. Edhe 100 ditë për ndryshimin! #25Prill2021”, tha Kryemadhi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritje paqësore deri në fitoren e PD

https://www.youtube.com/live/dPCllg3yFX0?si=FDOqFhyKF7MuF9Te Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot gjatë...

Trump fton Ramën në Bordin e Paqes, Kryeministri: Krenar për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se presidenti i Shteteve...

Aksidenti tragjik te Ura e Dajlanit, lihet në burg shoferi

Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit, vendosi këtë...

“Berisha zbulon mesazhet e dosjes Balluku: Palloshi i gjatë dhe kontrolli i të dhënave private nga Ergys Agasi”

https://www.youtube.com/live/DasbiBQXR3c?si=9d57tJiMX2TZfjj6 Kreu i PD Sali Berisha po mban një bashkëbisedim...