Kriza politike, dy raportuesit e KiE zbarkojnë në Tiranë

Dy raportues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës do mbërrijnë sot në Tiranë për krizën politike.

KiE dërgoi në Shqipëri gjermanin Andrej Hunko dhe irlandezin Joseph O’Reilly.

Sipas axhendës së dy parlamentarëve, diskutimet e tyre parashikohet të fokusohen në krizën politike, reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, raporton OraNews.

Gjatë vizitës së tyre ata do të zhvillojnë takime me kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Parlamentit, Gramoz Ruçi, kryetarët e partive të opozitës, si dhe përfaqësues të asaj që konsiderohet si “opozita e re”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi