13.5 C
Tirana

“Krimi elektoral të ndëshkohet”, Bardhi në Dibër: Rama testoi për herë të parë skemën e vjedhjes së votave, Prokuroria të mos fshihet

Më datë:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar sot një takim me strukturat e partisë në Dibër.

Në fjalën e tij, Bardhi ka kërkuar t’i jepet fund kësaj krize të thellë mungese legjitimiteti dhe të nxirret Shqipëria nga kriza e thellë ekonomike, që sipas tij, ka prekur qarkun Dibër dhe ka krijuar një krizë emigracioni të paprecedentë prej 30 vitesh.

Më tej, ai është ndalur dhe te krimi elektoral, duke kërkuar ndëshkim për hajdutët e votës.

“Gjatë takimit me Kryesitë e Degëve të PD Dibër, Bulqizë dhe Mat, shpreha mirënjohjen për sakrificën dhe betejën kundër të keqes nga banorët e qarkut Dibër dhe ritheksova se Partia Demokratike ka vetëm një prioritet: T’i japë fund kësaj krize të thellë mungese legjitimiteti dhe të nxjerrë Shqipërinë nga kriza e thellë ekonomike, që ka prekur qarkun Dibër dhe ka krijuar një krizë emigracioni të paprecedentë prej 30 vitesh.

Qarku i Dibrës më shumë se kushdo tjetër është dëshmitar i krimeve elektorale, ku Edi Rama testoi për herë të parë skemën e blerjes së organizuar dhe masive të votave në vitin 2016. Është kjo skemë që ka prodhuar një qeveri që punon vetëm për përfitimin e një grushti njerëzish në biznes dhe në qeveri. Ky model kriminal qeverisje duhet të marrë fund dhe qeverisja duhet t’u kthehet qytetarëve. Krimet elektorale duhet të ndëshkohen dhe prokuroria nuk mund të fshihet më!”, ka thënë Bardhi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Së shpejti, protesta e parë kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, parlajmëroi sot se...

Koçiu: Gjobë për çdo tejkalim të lejes së ndërtimit, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme

Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për...

Dëshmia e Rrumit të Shijakut në gjyq: Çfarë po bëja para atentatit në makinën e Ndojës

Këtë të premte, më 7 nëntor, po zhvillohet gjyqi...

Vendimi i GJK, reagon Veliaj: Shteti ka ende busull! Do bëj çdo gjë që…

Erion Veliaj ka reaguar këtë të premte, 7 nëntor,...