Krifca me ambasadoren greke: Forcim i bashkëpunimit në fushën e bujqësisë

Shqipëria dhe Greqia synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, priti sot në ambientet e Ministrisë, në një takim kortezie ambasadoren e re të Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi.
Ministrja Krifca publikoi në rrjete sociale momente nga takimi teksa informoi se “diskutuam mbi intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në sektorë të ndryshëm që përfshin bujqësia”.
“U dakordësuam për nevojën e rritjes së bashkëpunimit dypalësh në fushën e prodhimi bimor dhe inputet e prodhimit bimor, zootekninë, blegtorinë, peshkimin, çështjet veterinare dhe fitosanitare”, u shpreh Krifca.
Gjithashtu theksoi ministrja, “diskutuam për fusha të reja bashkëpunimi në sektorin e sigurisë ushqimore dhe kërkimit shkencor në bujqësi, për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dhe fqinjësinë e mirë”.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi