15.5 C
Tirana

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve flet për ofertën e Ramës: Të ulemi për diskutim një orë e më parë, çështjen e pagave të prapambetura do e çojmë në Strasburg

Më datë:

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve të Ballshit, Sokol Dautaj deklaroi se punonjësit e kësaj rafinerie nafte kanë pranuar ofertën e kryeministrit Edi Rama për mbështetje financiare, pasi janë në kushte të vështira ekonomike.

Në një deklaratë për mediat, Dautaj tha se ndihma që i ka ofruar Rama është mes pagës minimale dhe pagës ndërmjetëse. Ai bëri thirrje që të ulen në dialog një orë e më parë.

“Sot kemi zhvilluar një takim me pjesën më të madhe të kolegëve naftëtarë. Kemi pranuar që të rikthehet një përgjigje pozitive për pagën.

Për problemet tona që kemi pasur për pagat e prapambetura, do t vijojmë rrugën gjyqësore, do e çojmë çështjen deri në Strasburg. Rama premtoi që do të jepte një mbështetje, një pagë ndërmjetëse dhe pagës minimale që marrin në rafineri.

Nga punëtorët u pa e arsyeshme, se jemi keq financiarisht, të detyruar nga kushtet ekonomike, janë detyruar që ta pranojnë. Skam pasur mendime kundër. Pjesa dërrmuese janë pro pranimit të kërkesës. Sot do i dërgojmë një mesazh që palët të ulen një orë e më parë. Kushtet ekonomike na detyrojnë.”, tha Dautaj.

Mes të tjerash Dautaj tha se çështjen e pagave të prapambetura do ta çojnë deri në Strasburg.

“S’kemi marrë asnjë lekë prej muajsh. Na është mohuar dhe asistenca sociale.

Prej 11 muajsh me premtime boshe, kjo ofertë është pranuar si e keqja më e vogël.

Nuk do të reshtim së kërkuari detyrimet tona të fituara me gjyq, deri në Strasburg, për të gjitha detyrimet tuaja.”, tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohen pasuritë e tre personave dhe kompanive të tyre

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e tre shtetasve...

Kosova ndalon importin e shpendëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

Kosova e ka ndaluar përkohësisht importin e shpendëve të...

Tabaku: Nevojitet skemë e plotë pensionesh, trajtim me dinjitet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se...