Kreu i OEK-ut i përgjigjet kryeministrit Haradinaj: Çështja e vizave lidhet ngushtë edhe me bizneset

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi i është kundërpërgjigjur deklaratës së kryeministrit Ramush Haradinaj se Rukiqi është më mirë të merret me çështjet e bizneseve në Kosovë, sesa me çështjen e liberalizimit.

Rukiqi pas pas një takimi me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se pas deklaratës së tij se Holanda dhe Franca po kundërshtojnë liberalizimin e vizave për Kosovën, nuk ka pritur reagimin e Haradinajt, pasi një deklaratë e tillë nuk ka pasur të bëjë me kryeministrin.

Kryetari i Odës ekonomike të Kosovës tha se çështja e liberalizimit të vizave lidhet ngushtë me bizneset, dhe se bizneset janë ato që do t’i gëzoheshin më së shumti liberalizimit.

“Komenti im s’ka pas të bëjë me kryeministrin Haradinaj, por ka qenë me Francën dhe Holandën. Nuk kisha prit reagimin nga kryeministri Haradinaj se s’ka qenë ai në fokus… E dyta pjesa që lidhet me liberalizimin dhe bizneset është e lidhur ngushtë. Një prej pengesa kyçe për zhvillimin e bizneseve është çështja e liberalizimit të vizave. Kështu që shqetësimi im është shqetësim i komunitetit të biznesit. Ata që do të gëzohen më së shumti liberalizimit të vizave janë bizneset”, u shpreh Haradinaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi