Kreu i FETO-s Gulen me dokumente false ka marrë pension

Prokuroria në Turqi ka vërtetuar se lideri i organizatës terroriste FETO Fetullah Gulen nga fundi i viteve të 80-ta të shekullit të kaluar me dokumente false për punësim në një shtypshkronjë në pronë të vëllait të tij më të ri Salih Gulen, ka fituar të drejtën dhe më shumë se dy dekada ka marrë pension pleqërie.

Në bazë të kallëzimit penal që ka ngritur Drejtoria për sigurim social (DSS), Prokuroria në Erzurum përfundoi hetimin dhe në Gjykatën Penale në këtë rajon turk ngriti aktakuzë me të cilin Fetullah Gulen, 77 vjeç, dhe vëllai i tij Salih Gülen ngarkohen për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim. Atyre u kanoset dënim me burg në kohëzgjatje deri në 15 vite.

Udhëheqësi i organizatës terroriste FETO, Gulen mori pension pleqërie nga 1 shkurti i vitit 1990, kur kishte 49 vjeç.

Këtë të drejtë e realizoi në bazë të dokumenteve për punën shumëvjeçare në shtypshkronjen e vëllait të tij Salih, ndërsa hetimi tregoi se në shtypshkronjë asnjëherë nuk ka punuar.

Gulen-it pensioni iu shfuqizua më 15 korrik të vitit 2016 kur organizata e tij terroriste FETO kreu tentimin e dështuar për grusht shteti në Turqi.

Në aktakuzë thuhet se vëllezërit Gülen kanë ofruar bashkërisht certifikatat e rreme në zyrën kompetente dhe fituan të drejtën e pensionit me mashtrim.

“Në bazë të dokumenteve të falsifikuara, Fetullah Gulen realizoi të drejtën e tij për të dalë në pension që nga shkurti vitit 1990 dhe i shkaktoi dëme Drejtorisë për sigurim social”, theksohet në aktakuzë.

Në aktakuzë po ashtu thuhet se vëllezërit Gulen janë të pakapshëm për organet turke të ndjekjes meqë ndodhen në SHBA, por se procedimet publike do të fillojnë për të zbuluar të gjitha tradhtitë që kanë kryer./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi