Krasniqi: Presidenti ka shkelur kushtetutën, 30 deputet duhet t’i drejtohen Kushtetueses

Albert Krasniqi nga KDI-së, ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shkelur Kushtetutën me vonesën në emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“KQZ është institucion i pavarur kushtetuese. Kryetares dhe të gjithë anëtarëve të tjerë, tashmë iu ka përfunduar mandati. Presidenti ende nuk ka emëruar anëtarët e rinj. Duke qenë se asnjëri prej anëtarëve të KQZ-së nuk ka mandat, ky institucion nuk është funksional”, ka thënë Krasniqi.

“Kësisoj, duke mos ushtruar kompetencat e tij (të emërimit të Kryetarit të KQZ-së), Presidenti ka shkelur Kushtetutën pasi ka penguar funksionimin kushtetues të KQZ-së. Në këtë rast, do të duhej që të paktën tridhjetë deputetë t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për shkelje serioze të Kushtetutës nga ana e Presidentit”, ka thënë Krasniqi më tej./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi