Krasniqi: Opozita nuk e rrezikon koalicionin qeverisës

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se është e pasinqertë kërkesa e opozitës për zgjedhje të reja.

Ai ka thënë se kjo ka të bëjë më shumë me marketing politik meqenëse, sipas Krasniqit, asnjëra prej partive opozitare nuk dëshiron zgjedhje.

Në një intervistë , ai ka thënë se opozita nuk e ka rrezikuar dhe nuk e rrezikon koalicionin qeverisës.

Madje, sipas Krasniqit, sa i përket kësaj opozite, koalicioni mund ta çojë mandatin deri në fund.

Shefi i grupit parlamentar i PDK’së Memli Krasniqi, ka folur edhe për dialog, me ç’rast ka thënë se Kosova duhet ta luajë rolin e vetë si partnere e besueshme e SHBA’së dhe BE’së në këtë proces.

Kurse sa i përket taksës, ai ka theksuar se, nëse do t’i rrezikonte raportet Kosovë – Amerikë, secili politikan do ta trajtonte seriozisht këtë çështje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi