“Krah për krah me institucionet e Kosovës përballë sfidave”, Basha pas takimit me Konjufcën: Prioritet vazhdimi i njohjeve ndërkombëtare

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pak pas mbarimit të takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se prioritet për të dhe PD-në është vazhdimi i njohjeve të këtij shteti në arenën ndërkombëtare.

“Pata kënaqësinë që të pres sot kryetarin e Kuvendit të Kosovës, zotin Konjufca me të cilin shkëmbyem mendimet mbi zhvillimin në Kosovë dhe në Shqipëri.

E urova edhe personalisht për detyrën e rëndësishme për kreun e Kuvendit, mbartës i legjitimitetit të qytetarëve të Kosovës.

Biseduam për sfidat e brendshme të zhvillimit ekonomik në Kosovës, të kalimit të pasojave të pandemisë dhe qëndrimin krah për krah me Kosovën, ku për PD dhe për mua mbetet vazhdimi.

Për mua ngelet prioritet mbetet vazhdimi i njohjeve ndërkombëtare, anëtarësimi i Kosovës në institucione ndërkombëtare dhe përfundimi me sukses i dialogut Serbi-Kosovë, mirënjohjen e këtyre shteteve.”, tha Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi