KPK konfirmon në detyrë prokuroren Irma Balli

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë prokuroren në Prokurorinë e Apelit Korçë, Irma Balli.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 16.1.2023, për subjektin e rivlerësimit, Irma Balli bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi: Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Irma Balli, prokurore/drejtuese në Prokurorinë e Apelit Korçë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Lulzim Hamitaj, Olsi Komici relator, Suela Zhegu anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Irma Balli e ka nisur karrierën si prokurore në shkurt të vitit 1999. Ajo ka punuar si prokurore e Apelit të Korçës për gati 20 vjet dhe prej vitit 2016 ushtron funksionin e drejtueses së kësaj prokurorie. Balli ka qenë gjithashtu anëtare e Këshillit të Prokurorisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi