7.5 C
Tirana

Kosovë, renditja e partive politike për zgjedhjet e 12 tetorit

Më datë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Në bazë të shortit Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të garoj me numrin 105. Partia Demokratike e Kosovës në fletëvotim të zgjedhjet lokale garon me numrin 191.

Lidhje Demokratike e Kosovës garon në zgjedhjet komunale të 12 tetorit me numrin 113. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet komunale të 12 tetori kandidon me numrin 174.

Nisma Socialdemokrate me numrin 186 do të garojnë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Alternativa në zgjedhjet komunale të 12 tetorit garon me numrin 103. Lista Guxo garon me 118 në zgjedhjet lokal të 12 tetorit. Lista Serbe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të garoj me numrin 170.

Kandidati i pavarur për komunën e Drenasit,  Ramiz Lladrovci në zgjedhjet komunale të 12 tetorit do të kandidojë me numrin 101.

Kryesuesi i Komisionit Qendsror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi tha se kjo ngjarje është tregues që kemi hyrë në fazën përfundimtare të procesit zgjedhor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BE uron kreun e ri të SPAK, Gonzato: Mirëpresim bashkëpunimin

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato,...

Me shtatë vota të anëtarëve të KLP, Klodian Braho zgjidhet në krye të SPAK

Prokurori Klodian Braho zgjidhet kryetar i SPAK me 7...

“Abdullah Klinaku: Ekspertiza juridike dhe vizioni profesional në arenën parlamentare”

“Abdullah Klinaku nga LVV – Jurist dhe intelektual me...

Avokati i Popullit, rrëzohet kërkesa e opozitës për heqjen nga rendi i ditës

Kuvendi rrëzoi sot me 77 vota kundër, 30 vota...