Kosovë : Një i vdekur nga coronavirusi dhe 70 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 2,941 teste të kryera, 70 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

MSH njofton se në 24 orët e fundit është shënuar 1 rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 8 persona.

Numri total i rasteve aktive është 366.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.832 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 413.078 doza të vaksinës.

Deri më sot 137.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi