Kosovë : Nga 18 maji lehtësohen masat

Nga e hëna, më 18 maj do të lehtësohen masat ndaj koronavirusit.

Kryeministri në detyrë e Kosovës e ka bërë të ditur këtë në konferencën për media duke thënë se faza e dytë e lehtësimit të masave do të vazhdojë.

“Nga e hëna pra me 18 maj kemi paralajmëruar se do të kalojmë në fazën e dytë nga situata epidemiologjike, këto javët e fundit kemi parë se nga masat që kemi ndërmarrë, numrat e infektimeve kanë rënë ndjeshëm, por kemi parë se në javën e fundit kemi pasur ngritje të infektimeve.”, tha Kurti.

Ai tha se me lehtësimin e masave duhet të rritet kujdesi ndaj koronavirusit dhe të mos lëmë që të rriten rastet e infeksioneve.

“Megjithëkëtë ngritje të përgjithshme, rekomandimi zyrtar i iKSHPK-së në bazë të gjendjes epidemiologjike, është se hapja e fazës së dytë mund të vazhdojë më 18 maj ashtu siç është planifikuar, tashmë kur do të marrim vendim për kalimin nga faza e parë në të dytën, duhet të përgatitemi të ulim infektimet. Ky është test i madh për shoqërinë, por edhe sfidë njëkohësisht. Si mund ta hapim ekonominë por edhe ta luftojmë virusin. Shtetet në rajon por edhe BE tashmë po hyjnë në një fazë të hapjes, që bart me vete edhe rrezikun e përhapjes së virusit. Lëvizja e qytetarëve e ndihmon lëvizjen e virusit, deri këtu asgjë nuk ka ndryshuar. Në mungesë të vaksinës ne duhet të kudjesemi vet maksimalisht”. tha Kurti.

Bizeneset të cilat do të hapen nga 18 maj do të jenë këto: Floktarët dhe sallondet e ondulimit, tregtarët me pakicë dhe tregu i gjelbër, gastronomia në variantin take-away, transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndërurban me leje të veçanta, hapja e galerive dhe muzeve.

Lëvizja e qytetarëve do të vazhdojë të kontrollohet me numrin e fundit të letërnjoftimit por do të lejohet lëvizja dy herë në ditë nga 2 orë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi