Kosovë: Janë regjistruar 284 raste të reja me covid-19 dhe një humbje jete në 24 orët e fundit.

Gjatë 24 orëve në Kosovë një person ka humbur jetën nga koronavirusi.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se janë realizuar gjithsej 1.058 testime, prej të cilëve 284 kanë rezultuar pozitiv për koronavirus.

Gjithashtu bëhet me dije se 72 pacientë e kanë fituar betejën me COVID-19.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 117 raste, komuna Gjakovë 28 raste, komuna Ferizaj 19 raste, komuna Fushë Kosovë 19 raste, komuna Podujevë 18 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Shtime 6 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Junik 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Han i Elezit, Istog dhe Malishevë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi