Kosova synon modelin italian të pjesëmarrjes së shtetit në ekonomi

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, është pritur në Romë nga ministri i Ekonomisë së Italisë, Giovanni Tria, me ç’rast ka iniciuar bashkëpunimin e ndërsjellët në fushën e ekonomisë, me fokus të veçantë themelimin e agjencisë së participimeve, organizimin e vizitës së bizneseve italiane në Kosovë dhe themelimin e shkollës për politika publike.

Në këtë takim, sipas njoftimit për media të kësaj ministrie, u shkëmbyen edhe ide se si të aplikohet modeli italian për pjesëmarrjen e shtetit në ekonomi, duke rritur vlerën e aseteve publike para dhe pas privatizimit.

Italia është e shquar për privatizim të suksesshëm të aseteve publike, duke qenë pjesëmarrëse jo menaxhuese në kompani. Kjo është realizuar nga viti 1994 përmes agjencisë së participimeve, tashmë e njohur me emrin Shtëpia e Depozitave dhe Huave (Cassa Depositi e Prestiti), i cili institucion menaxhon portofolin prej rreth 290 miliardë euro dhe ku participon në ndërmarrje publike dhe private si aksionar jo kryesor, me përjashtim në asete strategjike të vendit.

Ministri Lluka takoi edhe kryeshefin ekzekutiv të kësaj agjencie, Fabrizio Palermo dhe drejtorin e Përgjithshëm të Thesarit Italian, Alessandro Rivera, ku biseduan se si të krijohet një agjenci e tillë në Kosovë, me qëllim të rritjes së vlerës së aseteve publike përmes përfshirjes së kapitalit dhe menaxhmentit privat.

Ata me këtë rast u pajtuan që një grup teknik nga kjo agjenci të vijë në Kosovë në tremujorin e parë të vitit 2019 dhe të fillojë përgatitjet për themelimin e këtij institucioni.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi