Kosova shkakton përçarje në Serbi: A do të ketë konflikt ndërmjet kishës dhe shtetit?

Mundësia që zgjidhja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të bëhet nëpërmjet korrigjimit të kufijve, ka shkaktuar jo pak bujë si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd.

Përderisa në Kosovë ka përçarje ndërmjet partive politike, në Serbi një gjë e tillë po ndodhë ndërmjet Kishës dhe shtetit.

Që nga koha kur Vuçiç përmendi mundësinë e përcaktimit të kufijve si zgjidhje midis dy vendeve, ka pasur një ftohje të raporteve mes shtetit dhe kishës, rëndësia e këtyre të fundit që ka qenë ndër vite shumë e madhe.

Edhe pse ishte përmendur që në shtator ose tetor do të caktohet një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit në Serbi në lidhje me qëndrimet për Kosovën, sipas Blicit sertb deri më tani askush nuk ka kërkuar seancë.

Sipas një numri të priftërinjëve, në qoftë se Vuçiç do ta komunikojë lajmin për përckatimin e kufirit atëherë zgjidhja edhe mund të zgjasë deri në muajin maj, duke bërë që seanca të mos mbahet tash.

E nëse ftohet në një të ardhme të afërt ndonjë referendum, atëherë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit edhe mund të thirret.

Gjithashtu siç shkruan gazeta serbe nuk ka njoftim që ka ndryshim nga qëndrimet për korrigjimin e kufijve si zgjidhje midis dy vendeve. Kjo ngre pyetjen se në Beograd mund të ketë konflikt ndërmjet presidentit, qeverisë dhe Kishës ortodokse serbe.

Historianët serbë paralajmërojnë se një konflikt ndërmjet shtetit dhe Kishës, do të mund të kishte pasoja të mëdha, transmeton lajmi.net. Në muajin shtator presidenti serb, Aleksandar Vuçiç pritet ta vizitojë Kosovën ku edhe zyrtarisht do të tregojë për zgjdhjen Kosovë-Serbi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi