Kosova regjistron 442 raste të reja me koronavirus, 14 viktima në 24 orët e fundit

Kosova raporton numër të lartë viktimash nga COVID-19 në 24 orët e fundit. 14 humbje jete dhe 442 raste të reja me koronavirus u raportuan të martën në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se nga tri raste të vdekjes u regjistruan në Drenas dhe Mitrovicë, nga dy raste në Leposaviq dhe Prishtinë, ndërsa nga një rast në Gjakovë, Gjilan, Obiliq dhe Viti.

Sipas IKSHPK-së, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 3,090 mostrave. Shifra prej 442 tregon që 14 për qind e të testuarve, dolën pozitivë me koronavirus.

IKSHPK-ja njoftoi të martën edhe për 957 pacientë të shëruar nga koronavirusi. Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë arrin në 102,236, i viktimave në 2,100 dhe i të shëruarve në 88,380.

Aktualisht në Kosovë, raste aktive me koronavirus janë 11,756. Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në fund të muajit të kaluar.

Fillimisht ka pasur në dispozicion 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, të siguruara përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi