Kosova akordon 250 mijë euro për Koalicionin anti- ISIS, Haradinaj: Gati për operacione ushtarake

Më datë:

Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se duke qenë pjesë e këtij koalicioni global, Kosova ka kryer këtë obligim financiar.

Sipas tij, shteti i Kosovës është i gatshëm të kryej edhe operacione ushtarake ndaj këtij koalicioni.

“Koalicionin Global kundër ISIS-it e përbëjnë 31 shtete, ku përfshihet edhe Kosova. Fatkeqësisht edhe Kosova është prekur nga kjo luftë, ku disa qytetarë kanë shkuar atje. Në kuadër të pjesëmarrjes në këtë koalicion, ne i kryejmë obligimet. Kosova është e gatshme të kryej obligimin ushtarak, policor, inteligjencës e obligime logjistike ndaj këtij koalicioni”, ka thënë Haradinaj.

Edhe dy vite më parë, Qeveria e Kosovës, kishte ndarë 100.000 euro në përkrahje të këtij koalicioni.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Erion Veliaj kallëzon Drejtoreshën e Burgjeve pas transferimit në Fier

Erion Veliaj ka kallëzuar për shpërdorim detyre Drejtoreshën e...

U arrestua gjatë protestës, Klevin Metaj lirohet me detyrim paraqitjeje

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj...

U kap i armatosur në Tiranë, zbulohet e shkuara e 30-vjeçarit të arrestuar

Një 30 vjeçar nga Thumana kishte zgjedhur një formë...

Corriere della Sera për “Napoleonin”: Nga trafiku i drogës te jeta luksoze në Dubai

Një investigim i publikuar nga gazeta italiane “Corriere della...