Korruptoi Prokurorin për të nxjerrë nga burgu të vëllanë, kapet dhe ekstradohet nga Spanja 31-vjeçari

Ekstradohet nga Spanja drejt vendit tonë, 31-vjeçari Dritan Dedja me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë ”, kryer në bashkëpunim.

– Dritan Dedja, 31 vjeç, banues në Tiranë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë ”, kryer në bashkëpunim.

Në vitin 2019, shtetasi R.Dedja. (vëllai i shtetasit Dritan Dedja) është arrestuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve. Pas arrestimit, 31-vjeçari Dritan Dedja dyshohet se i ka ofruar një shumë parash prokurorit Edmond Karriqi, për ndryshimin e masës së sigurisë për vëllain e tij.

Ish-prokurori Edmond Karriqi, u dënua me dy vite burg, pasi ishte arrestuar si pjesë e korrupsionit në sistemin e drejtësisë. Ai është liruar me kusht nga GJKKO, që dënimin e mbetur ta kalojë në shërbim prove.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi