Koreja e Veriut thirrje qytetarëve: “Pluhuri i verdhë” i rërës që vjen nga Kina mund të sjellë COVID-19

““Pluhuri i verdhë” nga Kina mund ta sjellë koronavirusin”. Kështu deklaruan autoritetet në Koreja e Veriut, të cilat iu kërkuan qytetarëve që të qëndrojnë brenda për shkak të rrezikut nga pandemia.

Rrugët e kryeqytetit Phenjan raportohet se janë të zbrazëta pas paralajmërimit.

Koreja e Veriut thotë se nuk ka asnjë rast me koronavirus, por që nga janari i ka mbyllur rreptësishtë kufijtë dhe ka kufizuar lëvizjen.

Deri më tani nuk ka asnjë lidhje të njohur midis “pluhurit të verdhë” dhe koronavirusit. “Pluhuri i verdhë” i referohet rërës nga shkretëtirat mongole dhe kineze, që fryn në Korenë e Veriut dhe Jugut, në periudha të caktuara të vitit.

Rëra është e përzier me pluhur toksik, gjë që prej vitesh ka ngritur shqetësime për shëndetin në të dyja vendet. Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve, koronavirusi mund të mbetet në ajër për disa orë. Megjithatë, sipas tyre, është jashtëzakonisht e rrallë që dikush të infektohet në këtë mënyrë – veçanërisht jashtë. Mënyra kryesore e infektimit është kur një njeri qëndron afër dikujt që është i infektuar dhe ky i fundit kollitet, teshtin ose flet, duke e përhapur virusin me pikat e pështymës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi