Koreja e Veriut reagon për deklaratën e zv.presidentit amerikan

Zv/ministrja e Jashtme e Koresë së Veriut, Choe Son-hui, ka theksuar se do të mendohet sërish çështja nëse do të zhvillohet apo jo takimi i planifikuar më 12 qershor mes Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Sipas lajmit të agjencisë koreano-veriore KCNA, mësohet se Choe e ka përshkruar si “të metë” dhe “injorante” deklaratën e zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, se “Koreja e Veriut do të bëhet si Libia”.

Po ashtu Choe ka shtuar se Pence nuk e kupton aspak situatën e Koresë së Veriut.

Duke theksuar se nuk do t’i luten kurrë SHBA-ve për dialog, Choe tha se ulja e SHBA-ve në një takim me Korenë e Veriut, varet nga sjellja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, duke paralajmëruar Korenë e Veriut që të arrijë një marrëveshje për programin bërthamor me SHBA-të, kishte pretenduar që në të kundërt fundi i këtij vendi do të ishte si Libia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi