Koreja e Veriut, pretendohet për shembje të zonës së testimeve bërthamore

Shkencëtarët kinezë pretenduan se zona për testimet bërthamore e Koresë së Veriut është shembur pjesërisht dhe se është në gjendje të papërdorshme.

Sipas lajmit të “South China Morning Post”, sizmologët nga Universiteti i Shkencës dhe i Teknologjisë së Kinës kanë zbuluar se zona e testimit të bërthamoreve në Korenë e Veriut, Punggye-ri, është dëmtuar pjesërisht dhe kanë pretenduar se në rast se në këtë vend realizohet edhe një herë ndonjë testim atëherë kjo do të shkaktojë një “katastrofë mjedisore”.

Shkencëtarët janë shprehur se mendohet që testimi i fundit bërthamor i Koresë së Veriut ka shkaktuar një shembje të pjesshme në zonën e testimit nën Kodrën Mantap.

Koreja e Veriut para samiteve me qeverinë e Seulit dhe të Washingtonit ishte shprehur se do t’i ndalë testimet bërthamore dhe të raketave ndërkontinentale balistike. Në muajin tetor të vitit të kaluar pretendohej se 200 persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një tuneli në zonën e testimit të bërthamorëve në Korenë e Veriut.

Qeveria e Pyongyangit më 3 shtator kishte realizuar testimin më të fuqishëm dhe të 6-të bërthamor që nga viti 2006. Fotografitë satelitore kishin zbuluar se në objektin Punggye-ri ku u realizua testimi bërthamor dhe në afërsi të tij ka ndodhur rrëshqitje e tokës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi