Koreja e Veriut hedh në erë zyrën e ndërlidhjes në Kaesong të përdorur për bisedime me Jugun

Tensionohen sërish marrëdhëniet mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut. Mëngjesin e sotëm Peniani hodhi në erë zyrën e saj të përbashkët ndërlidhëse me Korenë e Jugut, afër qytetit kufitar të Kaesong.

Shpërthimi ndodhi vetëm pak orë pasi Koreja e Veriut kërcënoi Korenë e Jugut se do të çonte ushtrinë në zonën e çmilitarizuar midis dy Koreve. Zona është hapur në vitin 2018 për të ndihmuar dy Koretë për të komunikuar. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Zyra ndërlidhëse ka qenë e zbrazët që nga janari.

  • foto galeri
  • foto galeri

Tensionet midis Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut janë përshkallëzuar për javë të tëra, kjo për shkak të grupeve të dezertorëve që nga Jugu çojnë mesazhe propaganduese në veri. Javët e fundit, Koreja e Veriut e ka akuzuar vazhdimisht Jugun se po lejon propagandën përtej kufirit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi