Koreja e Jugut, 41 të vdekur gjatë zjarrit në një spital

Së paku 41 persona kanë humbur jetën, ndërsa 70 të tjerë janë lënduar gjatë zjarrit i cili shpërtheu në një spital në Korenë e Jugut.

Zjarri shpërtheu në spitalin Sejong në Miryang, ndërsa për vdekje pësuan 41 persona, kryesisht pacientë. Mediat lokale theksojnë se shkaku i vdekjes është asfiksimi.

Në mesin e 70 të lënduarve, nëntë prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Zjarri, sipas të dhënave paraprake, shpërtheu në katin e parë të spitalit, ndërsa zjarrfikësit dy orë kanë luftuar me stuhinë e zjarrtë.

Më shumë se 200 persona, shumica pacientë, janë evakuuar nga spitali që gjendet 380 kilometra nga Seuli. Ekziston shqetësimi se numri i të vdekurve mund të rritet.

Edhe në zjarrin e dhjetorit të vitit të kaluar, që shpërtheu në një qendër sporti, humbën jetën 21 persona, ndërsa 40 të tjerë u lënduan./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Presidenti palestinez shtrohet në spital

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas u shtrua sot në spital në Ramallah për probleme shëndetësore. Një zyrtar i paidentifikuar palestinez për Agjensinë Anadolli konfirmoi se Abbas...

Raporti: numri i muslimanëve në Britani mund të trefishohet deri në vitin 2050

Popullsia muslimane në pjesë të Evropës, përfshirë Britaninë, mund të trefishohet deri në vitin 2050, thonë studiuesit, raporton e përditshmja Daily Mail. Shifrat në një...

Dëbora arrin deri në 10 centimetër trashësi në zonat turistike të Korçës, Autoriteti Rrugor Shqiptar apel shoferëve

Reshjet e dëborës që kanë filluar gjatë natës, ka bërë që zonat e larta në Korçë, Dardhë...

Së fundi

Lajmet dt:29/10/2020

https://youtu.be/uQFI3pi_XL4 DRITA TV LAJME LAJMET 29 10 2020 #Drita tv #lajme #edicion# informativ #YouTube Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta në lidhje me...

Samsung poston të ardhurat më të larta që ka pasur ndonjëherë nga shitjet e telefonave

Samsung Electronics ka njoftuar fitimet tremujore për periudhën korrik-shtator 2020. Kompania raportoi fitimin e saj operativ të tremujorit të tretë u rrit me 59% nga...

Turqia dënon ashpër sulmin brenda kishës në qytetin Nice të Francës

Turqia ka dënuar ashpër sulmin e kryer sot brenda një kishe në qytetin Nice të Francës. Në një deklaratë të publikuar lidhur me sulmin e...