Kontribut në Policinë e Shtetit, Proda i jep “Certifikatën e Karrierës” Osman Qystrit

Më datë:

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda i akordoi sot “Certifikatën e Karrierës” drejtuesit Osman Qystri, me rastin e daljes në pension.

Certifikata e Karrierës iu dorëzua gjatë një ceremonie të organizuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në të cilën morën pjesë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, si dhe kolegë dhe bashkëpunëtorë në këtë rrugëtim të gjatë në radhët e policisë.

Certifikata u dorëzua me motivacionin: “Për merita të veçanta, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës në shërbim të Policisë së Shtetit”.

Proda falënderoi Qystrin për kontributin, angazhimin dhe profesionalizmin e treguar në të gjitha detyrat e kryera në Policinë e Shtetit.

Gjithashtu, Proda theksoi se është nder për Policinë e Shtetit të nderojë dhe të vlerësojë figura të tilla me integritet dhe profesionalizëm të lartë, modele krenarie dhe ndershmërie që duhet të ndjekë çdo i ri që dëshiron të bëhet pjesë e Policisë së Shtetit.

Nga ana e tij, Qystri, i cili së fundi mbante detyrën e shefit të sektorit për Analizën Financiare në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, shprehu mirënjohjen për vlerësimin e përkushtimit dhe kontributit të tij në shërbim të Policisë së Shtetit dhe qytetarëve.

Ai gjithashtu falënderoi kolegët me të cilët kishte bashkëndarë për shumë vite sfidat dhe sukseset e profesionit, si dhe iu uroi atyre suksese të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...