Këshilli Kombëtar i Rinisë u konstituua me 8 përfaqësues nga organizatat rinore dhe për të rinjtë, 6 përfaqësues nga Këshillat Studentorë, 2 përfaqësues nga AMVV, dhe nga drejtori i Agjencisë Kombëtare e Rinisë, AKR.
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi u shpreh se, në mbledhjen e parë u zgjodh zëvendëskryetarja e këshillit, nga Këshillat studentorë dhe u ndanë detyrat e gjithsecilit për dy vitet e ardhshme.
Më tej u diskutua mbi ndërveprimin që duhet të kenë me Këshillat Vendorë Rinorë, si edhe rreth shpalljes së thirrjes për infrastrukturë rinore për njësitë e vetëqeverisjes vendore.