12.5 C
Tirana

Konkluzionet e BE-së për Shqipërinë

Më datë:

Në konkluzionet që pritet të miratohen javën e ardhshme nga liderët evropianë për vendin tonë thuhet se reforma në drejtësi ka dhënë rezultate të rëndësishme në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kërkohet thellimi i angazhimit të SPAK-ut në këtë drejtim si dhe vendime të formës së prerë ndaj zyrtarëve të lartë. Rezultatet në luftën ndaj korrupsionit në këto konkluzione konsiderohen si një kusht kyç për Shqipërinë.

Gjithsesi, për Shqipërinë, e cila kohët e fundit arriti të hapë të 33 kapitujt në 13 muaj, një kohë rekord për një vend kandidat për në BE, nuk ka asnjë tregues se kur mund të fillojë në të vërtetë mbylljen e kapitujve.

Ndërkohë theksohet gjithashtu nevoja për të përmirësuar peizazhin mediatik në vend duke rritur transparencën e pronësisë së medias, duke siguruar dekriminalizimin e shpifjes dhe duke forcuar shoqërinë civile në përgjithësi.

Këto konkluzione i referohen progres-raportit vjetor të Komisionit Evropian për zgjerimin, i publikuar më 4 nëntor.

Shqipëria dhe Mali i Zi konsiderohen si shtetet favorite në këtë proces, me BE-në që po kërkon t’i anëtarësojë ato para fundit të dekadës.

Këshilli Evropian pritet që të vendosë ngritjen e një Grupi Punues Ad hoc për Hartimin e Traktatit të Anëtarësimit me Malin e Zi.

Teksti i konkluzioneve edhe për Malin e Zi, ashtu si për Shqipërinë, thekson faktin se çështje madhore është antikorrupsioni, ku konstatohet se numri i dënimeve përfundimtare në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë mbetet i ulët.

Për të dyja shtetet pararojë përmendet nevoja që të përmirësojnë historikun në lidhje me hetimet dhe ndjekjet penale në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, duke siguruar dënime përfundimtare, sekuestrime dhe konfiskime asetesh.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

I dogji 44-vjeçarit makinën me vlerë 100 mijë euro pas sherrit, arrestohet i riu në Tiranë

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari që dyshohet...

Supë me trahana dhe domate

Përbërësit: 1 filxhan çaji trahana 1.200 ml ujë 50 ml vaj ulliri 2...

Tritoli ndaj biznesit, detaje nga ngjarja në Shkodër: Çfarë deklaroi pronari

Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi me tritol...