Konjufca: Qeveria po vjedh kohën për të pamundësuar seancën e opozitës

Shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se qëllimi i koalicionit qeverisës është të vjedh kohë për të pamundësuar mbajtjen e seancës se opozitës deri më 7 shtator.

“Kjo seanca e Qeverisë nuk ka kurrfarë kuptimi vetëm që ta vjedh kohën e opozitës. Kemi të bëjmë me një veprim të qëllimshëm që seanca të shtyhet për dy orë dhe të shtyhet kështu deri më 7 shtator”, tha ai duke shtuar se jemi të mêsuar nga kjo qeveri me vjedhje tenderash e tash po kqyrin të vjedhin edhe kohën.

Keto deklarata Konjufca i bëri përderisa në sallën e Kuvendin kanë filluar te vijnë një numër i vogël i deputetëve nga partitë në pushtet./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi