Konjufca: Çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet, të respektojë rendin kushtetues

Më datë:

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, njëherësh përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ku kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, rajon dhe më gjerë, procesin e dialogut dhe hapat e mëtejmë, me fokus të veçantë propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Konjufca ka shkruar në Facebook se Republika e Kosovës është e përkushtuar për fqinjësi të mirë, paqe dhe stabilitet në rajon.

“Gjithashtu, për dallim nga Serbia si palë minuese, Republika e Kosovës ka luajtur rol konstruktiv përgjatë gjithë procesit të dialogut, përfshirë edhe takimin e 27 shkurtit në Bruksel.

Ritheksova se asnjëherë nuk do ta humbim fokusin nga njohja e plotë, dhe se çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet në procesin e dialogut me Serbinë duhet të respektojë në plotni sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

E falënderova emisarin Escobar për angazhimin dhe rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së në procesin e dialogut dhe shpreha gatishmërinë për fuqizimin e mëtutjeshëm të partneritetit të ndërsjellë, si dhe avancimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai.

Escobar shoqërohej nga Alyson Grunden, Zëvendës Shefe e Misionit të SHBA-së në Kosovë, Paul Pfeuffer, Këshilltar për Çështje Ballkanike në Departamentin e Shtetit dhe Greg Viola, zyrtar politik në Ambasadën Amerikane.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...

Vrasja e Hekuran Billës, Apeli kthen dosjen për rigjykim. Shpresë për zbardhjen e krimit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshme vendosi pak...

Votimet në PD/ KOKOE: 12 mijë votues deri tani, zbulohet edhe elektorati me të drejtë vote

KOKOE ka dhënë detajet e fundit në lidhje me...