Kongresistja muslimane Omar kërcënohet me vdekje pas sulmit të Trumpit kundër saj

Kongersistja e parë muslimane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Ilhan Omar, tha se është duke u përballur me numër të rritur të kërcënimeve me vdekje pasi presidenti amerikan Donald Trump të premten në rrjetet sociale shpërndau një video kundër saj.

Këtë deklaratë Omar e bëri pasi kryetarja demokrate e Dhomës së Pëfaqësuesve, Nancy Pelosi, njoftoi se Kongresi ka mobilizuar policinë për të garantuar sigurinë e kongresistes muslimane.

“Krimet e dhunës dhe aktet e tjera të urrjejtjes të ektremistëve të djathtë dhe nacionalistëve té bardhë janë në rritje në këtë vend dhe anembanë botës.

Omar tha se Trump duhet t’i japë fund nxitjes së ekstremizmit të djathtë, pasi kjo vë në rrezik jetën e njerëzve.

“Të gjithë jemi amerikanë”, theksoi ajo.

Ndryshe, Pelosi është shprehur se Trump ka bërë deklarata që vënë në rrezik sigurinë e Omarit dhe se ka mobilizuar policinë për sigurinë e kongresistes.

Ajo e cilësoi videon e shpërndarë nga Trump si një hap që cenon sigurinë e jetës së politikanes muslimane.

“Fjalët e presidentit janë të rënda si plumbi, ndërsa retorika e tij me përmbajtje të urrejtjes dhe nxitjes krijon rrezik. Presidenti Trump duhet ta largojë këtë video jorespektuese dhe të rrezikshme”, vlerësoi Pelosi.

Në videon e shpërndarë në Twitter, Trump akuzoi Omarin për deklaratën e saj “Dikush bëri diçka”, duke iu referuar 11 Shtatorit. Video përmbante një montazh të kësaj deklarate të kongresistes muslimane dhe pamjet e rrëzimit të Kullave Binjake, së bashku me frazën “Kurr nuk do ta harrojmë”.

Omar u sulmua edhe nga gazeta New York Post, e njohur me prirjet e saj djathtiste, e cila në ballinë publikoi fotografinë e goditjes së kullave me mbishkrimin “Ja diçkaja juaj”.

Pas raportimit të New York Post, shumë organe të tjera mediatike me orientim djathtist publikuan materiale kundër Omarit.

Postimi i presidentit amerikan u përball edhe me kritika dhe reagime nga figura të shumta.

Ndërkohë, në një deklaratë në Twitter, tha se postimi i Trumpit është një shtrembërim dhe shtoi se Trump dhe ekstremistët e djathtë nuk kanë të drejtë ta vënë në pikëpyetje amerikanizmin e saj.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi