Kongresi i UEFA-s, Duka në krye të delegacionit shqiptar

Në punimet e Kongresit të 42-të të UEFA-s, që është mbajtur në Bratislavë të Sllovakisë, ka marrë pjesë edhe një delegacion i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Pjesë e punimeve të organizmit më të lartë drejtues të futbollit europian kanë qenë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, zëvendësi i tij Edvin Libohova, si dhe sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku.

Anëtarët e UEFA-s kanë miratuar gjatë këtyre punimeve të Kongresit, bilancin financiar të vitit 2016-2017, e po ashtu edhe buxhetin për periudhën 2018-2019.

Gjithashtu janë miratuar edhe disa ndryshime statutore të propozuara.

Përpara nisjes së punimeve, presidenti i FSHF-së Duka ka zhvilluar një takim edhe me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi