Konflikti Turqi-Greqi/ Kryeministri Mitsotakis: Jepini fund provokimeve në Mesdhe…është koha për dialog

Situata në Mesdheun Lindor nuk gjen qetësi…

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, gjatë një interviste për CNN , i bëri thirrje Turqisë të ndalojë agresionin në Mesdheun Lindor dhe ti hapë rrugë dialogut më Greqinë.

Mitzotakis, theksoi se Greqia “nuk mund të tolerojë aktivitetet e njëanshme” të Turqisë. Sa i përket marrëveshjes së nënshkruar para disa ditësh me Egjiptin , ai tha se ajo i hap rrugë marrëveshjeve të reja me shtetet e tjera, duke nënkuptuar këtu Turqinë.

Ndërkohë që edhe Departamenti Amerikan i Shtetit bëri sërish thirrje që Turqia të ndërpresë veprimet e saj në përgjigje të  statusit të fundit të Navtex  duke bllokuar një zonë të detit në raftin kontinental të Qipros nga 18 gusht deri më 15 shtator.

“Shtetet e Bashkuara mbeten thellësisht të shqetësuar për eksplorimin e vazhdueshëm të Turqisë për burimet natyrore në ujërat qipriote, deklaroi zëdhënësi.

Pak orë pas intervistës së kryeministrit grek zëvendës Admirali Alexandros Diakopoulos, e ka dorëzuar dorëheqjen e tij  pas mosmarrëveshjeve dhe konfuzioneve, pas komenteve të tij për  anijen Oruc Reis.

Gjatë një interviste, Open TV, Diakopoulos u pyet nëse anija Oruc Reis kishte realizuar ndonjë studim në ujërat territoriale të Greqisë, ku ai u pëgjigjë që më mirë le ti bëjë ato kërkime. Sesa ti bëjmë ne, duke na kursyer punë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi