Konfiskohen 115 kg heroinë në juglindje të Turqisë

Forcat turke të sigurisë sekuestruan rreth 114.9 kilogramë heroinë në provincën juglindore të Hakkarit, bënë të ditur autoritetet lokale.

Policia dhe forcat e xhandarmërisë zbuluan 114.9 kilogramë heroinë në distriktin Yuksekova, tha zyra e guvernatorit të Hakkarit në një deklaratë.

Vazhdojnë përpjekjet në fushën kundër trafikimit, transportit dhe deponimit të paligjshëm të drogës. Po ashtu, kërkimet e policisë për dy të dyshuarit janë duke vazhduar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi