Konfirmohen dy rastet e para në Shqipëri me variantin indian të koronavirusit

Edhe pse më herët ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se në Shqipëri nuk ka asnjë rast me variantin Delta të koronavirusit, situata ka ndryshuar në ditët e fundit.

Dy raste me këtë variant janë konfirmuar në Gjirokastër dhe Përmet, sipas Dosja.la

Rasti i parë është ai i një studenteje të ardhur nga jashtë shtetit, e cila ka shfaqur komplikacione dhe simptoma te ngjashme me ate te tipit indian te virusit Corona. Ndërsa rasti i dytë është shënuar në Përmet tek një person 45 vjeçar i ardhur dhe ky jashtë Shqiperisë.

Gjendja e tyre eshte e stabilizuar dhe po trajtohen në shtëpi.

Rikujtojmë se simptomat më të zakonshme që lidhen me variantin Delta janë: dhimbja e kokës, dhimbja e fytit dhe rrjedhja nga hunda.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi