Konfirmohen 50 raste të reja me COVID-19 në Kroaci

Në Kroaci sot janë konfirmuar 50 persona të infektuar me koronavirusin e ri, ndërsa gjithsej 1,791 persona janë të infektuar.

Drejtoria kroate e Mbrojtjes Civile theksoi se 529 persona janë shëruar nga infeksioni deri më tani dhe 35 kanë vdekur.

Ata po ashtu rikujtuan se respektimi i të gjitha masave dhe udhëzimeve të marra deri më tani është thelbësore sepse me sjellje të përgjegjshme mund të zvogëlojmë përhapjen e infeksionit të koronavirusit.

“Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për shëndetin e vet, atë të familjeve të tyre dhe të bashkëqytetarëve të tyre”, thuhet në njoftim, duke theksuar se Selia e Mbrojtjes Civile e Republikës së Kroacisë monitoron vazhdimisht zhvillimin e mëtutjeshëm të situatës dhe merr masat e duhura.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi