18.5 C
Tirana

Konferenca e 4-të Ndërqeveritare BE-Shqipëri

Më datë:

Dita e sotme shënon një hap të rëndësishëm të Shqipërisë në marrëdhënien e saj me Bashkimin Evropian, pasi në Luksemburg do të mbahet raundi i radhës për çeljen e grup-kapitullit të dytë të negociatave.

Në këtë raund bisedimesh, pritet hapja e grup-kapitullit për tregun e brendshëm, një vendim ky i marrë nga ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së në Bruksel.

Edhe pse fushata e partive në vend ka nisur zyrtarish më 11 Prill, kryeministri Edi Rama pritet të jetë në konferencë në Bruksel, ndërsa do jetë i shoqëruar nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të punës për kapituj përkatës.

Kreu i qeverisë do të vizitojë fillimisht Brukselin, nga ku do të pritet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonia Costa, me të cilin do të zhvillojë një takim zyrtar kokë më kokë. Më pas, do të niset drejt Luksemburgut për të qenë pjesë e Konferencës së Katërt Ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku do të jetë e pranishme dhe Komisionerja e unionit, Marta Kos, e cila disa ditë më parë ndodhej në vendin tonë.

Rama do të mbajë fjalën hapëse në emër të Shqipërisë në nisje të Konferencës, ndërsa në emër të Bashkimit Evropian do e mbajë ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Radoslaw Sikorski.

Në përfundim të Konferencës, Rama, Sikorski dhe Kos do të mbajnë fjalim të përbashkët për media.

Grupkapitulli i II-të i negociatave përmban: kapitullin 1 (Lëvizja e lirë e mallrave), kapitullin 2 (Lëvizja e Lirë e Punëtorëve), kapitulli 3 (E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime), kapitulli 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit), kapitulli 6 (Legjislacioni për Shoqëritë Tregtare), kapitulli 7 (E drejta e pronësisë intelektuale), kapitulli 8 (Politika e konkurrencës), kapitulli 9 (Shërbimet Financiare dhe kapitulli 28 (Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit).

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...