Shumë amvisa shqiptare nisin të përgatisin disa lloje unike ëmbëlsirash me shegë, siç është reçeli apo komposto prej shege.
Shegët e ëmbla apo pak të athëta por të kuqe flakë, aq shumë të dëshiruara nga të gjithë, janë fantastike të përgatitura si komposto.
Vjeshta sjell një nga frutat më të dashura të kultivuara anë e mbanë Shqipërisë.
Është pikërisht koha për të shijuar kokrrat e kuqe të këtij fruti fantastik.
Shumë amvisa shqiptare nisin të përgatisin disa lloje unike ëmbëlsirash me shegë, siç është reçeli apo komposto prej shege. Kjo e fundit mbetet paksa ndër recetat më unike.
Të gjithë kemi dëgjuar që shega të bën mirë për zemrën dhe qarkullimin e gjakut.
Ajo është e pasur me antioksidantë që parandalojnë dëmet në arterie. Shega ndihmon gjithashtu në uljen e tensionit të gjakut.
Por shega të bën mirë edhe për çrregullimet në stomak, kancerin, aneminë dhe diabetin.
Duke qenë se shega është e pasur me antioksidantë ajo ul nivelet e kolesterolit të keq. Shegën mund ta konsumoni edhe për të pastruar fytyrën, reduktuar inflamacionin etj.
E sjellë në formën e kompostos, vlerat e saj shëndetësore qendrojnë po të njëjtat, plot me begati për shëndetin.
E veçanërisht për periudhën e stinës së vjeshtës e dimrit, duke ofruar jo vetëm shije fantastike por edhe benefite për organizmin.
Përgatitja e Kompostos së Shegës në dy variante
Varianti 1
- 1 kg kokrra shege të qëruara
- ½ kg sheqer
- 1 litër ujë
Përgatitja
Pasi i lajmë dhe i kullojmë mirë duke i kaluar për tharje në një pecetë të pastër, kokrrat e shegës i vendosim në kavanozë, të cilët më parë i kemi sterilizuar.
Përgatisim shurupin me ujë dhe sheqer, duke e zjerë në zjarr. E lëmë shurupin të ftohet dhe e hedhim mbi kokrrat e shegës.
Më pas, mbyllim fort kavanozët dhe i vendosim në tenxhere me ujë duke i lënë të zjejnë për 15-20 minuta.
Variant 2.
- 1 kg kokrra shege të qëruara
- 1/2 kg sheqer
Përgatitja
Në kavanozat e sterilizuar vendosim një rresht nga kokrrat e shegës dhe një rresht me sheqer, e kështu me rradhë derisa kavanozi të mbushet.
Në sipërfaqe hidhet sheqer. Kavanozi i mbushur, mbyllet fort dhe vendoset në vend me diell për dy javë.
Kohë pas kohe kavanozët shkunden.
Kavanozat me komposton e përftuar ruhen në vend të freskët ose në frigorifer