Kompania “Conex” në Istog, pronë e hajdutëve dhe vegël e të korruptuarve! Punëtorët pa paga!

 

 

Sali Kabashi

 

Në Kosovë mund të bësh çfarë të duash dhe askujt nuk i jep përgjegjësi, sigurisht, nëse i jep para!

Kompania ndërtimore “Conex” e cila merret edhe me asfaltimin e rrugëve, është një nga kompanitë që nuk i jep askujt përgjegjësi dhe bënë çfarë t’ia dojë qejfi! Në këtë kompani, e cila s’është gjë tjetër vetëmse një vegël e hajnave dhe figurave politike të korruptuara, secili bënë ç’të dojë, askush askujt nuk i jep përgjegjësi! Rezultatet e saj të punës janë të barabarta me zero, sepse aty ku ka punuar kjo kompani, janë punime si të llojit të kinezëve, që me lugë të pasulit e prishë punën e saj “profesionale”! Sigurisht, punime të tilla nuk mund të bëhet tek “të ndriçuarit” (serbët), e që shumë tenderë i ka fituar ti punojë në vendbanime me serb, me siguri paguhet më shumë për shkak të “shenjtërisë” së tyre tek pushteti i korruptuar i Kosovës.

Kjo kompani është pronë e dikujt, por askush nuk e di se kush është pronari! Ndoshta janë disa piuna që thirren si “shefat” e saj, por Bosi i madh është diku tjetër! Tenderët e saj janë të lidhura ngushtë me pushtetin e çdo komune, sepse me siguri përqindja ndahet sepse gojët e uritura duhet ushqyer, apo jo!

Sa i vije gjendja afër falimentimit, prap ngritët në këmbë, kjo për arsye se i duhet pushtetit një gjendje e tillë e saj që ta mbaj më afër mundësinë e përvetësimit të parasë me kërcenim të mosdhënies së tenderëve dhe rënia eventuale e saj!

Nga ky gogol idiot dhe i prapambetur, më së shumti po vuajnë punëtorët e gjorë, të cilën që disa muaj nuk kanë marrë paga! Nëse e lëshojnë punën, janë të vetëdijshëm se ndoshta kurrë nuk do ti marrin ato paga dhe kështu detyrohen të punojnë pa asnjë cent, si skllevër! Ata nuk e kanë asnjë të drejtë, as të ankohen, as të kërkojnë pagën, as të kërkojnë kushte më të mira, nuk kanë kontrata, nuk kanë sigurim, nuk kanë orarë të caktuar! Të gjitha këto janë të detyrueshme nga Ligji për Punën i Republikës së Kosovës, por kjo kompani, si shumë të tjera, është vet shteti!

Ligji për punën thotë se vetëm 40 orë në javë duhet të punojë i punësuari dhe duhet të ketë pagë shtesë në rast të zgjatjes së orarit të punës, Conex gjithmonë i mbanë më shumë se orari i caktuar dhe asnjëherë nuk ju jep pagë shtesë (bile atë baziken t’u kishte dhënë do ishte mirë).

Pagë nuk marrin vetëm punëtorët e thjeshtë, sepse kryepunëtorët dhe inxhinieret e kësaj kompanie edhe nëse nuk paguhen me rrogë fikse në fund të muajit, ata e bëjnë vetë pagën duke vjedhë në te si hienat mish në gjahun e Luanit.

Kjo kompani idiotësh dhe debilash, po vepron konform dëshirave dhe apetiteve të hajnave në Istog dhe në të gjithë Kosovën, askujt nuk i shkon për shtati sa të korruptuarve të pushtetit dhe askënd nuk e mundon dhe diskriminon sa punëtorin e skllavëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi