Komisioni për Ekonominë miraton ndryshime dhe shtesa

Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat miratoi nen për nen p/ligjin “Për arkivat”.

Qëllimi i këtij projektligji është të përmirësojë kuadrin ligjor për arkivat, pasi ligji në fuqi i cili daton në vitin 2003, nuk i përgjigjet shumë problematikave të konstatuara në praktikë.

Janë vendosur dy koncepte bazë, që janë të vlefshme për mirëfunksionimin e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë.

Propozohen ndryshime në organizimin e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë, duke ndarë qartë terminologjinë dhe kompetencat “arkivat e përhershëm”, të cilat përcaktohen si arkivat e destinacionit final të dokumentacionit, me “arkivat në veprim”, ku përfshihen arkivat në veprim të autoriteteve publike.

Po ashtu, përfshihet koncepti i “arkivave qendrorë në veprim”, të cilët do të mund të ruajnë dhe të grumbullojnë dokumentacionin e një tipologjie të veçantë, përpara dorëzimit të tyre në arkivin e përhershëm, kur ky dokumentacion është operativ për një periudhë të gjatë kohe, si për shembull, amzat, kartotekat e patentave, dokumentet e pronësisë, regjistrat e gjendjes civile etj.

Mosekzistenca e këtyre arkivave sot ka prodhuar disa anomaly. Së pari, disa prej këtyre dokumenteve janë grumbulluar në arkiv tipologjie (shembull: borderotë në arkivin e ISSH-së), të cilat, pasi përfundon operativiteti i tyre nuk do të shërbehen për historianët, duke qenë se janë në një arkiv të veçantë si ai i ISSH-së.

Së dyti, amzat shkollore janë grumbulluar në arkivat vendore edhe pse kanë vlerë operative, duke rrezikuar që arkivat e përhershëm të kthehen në zyra shërbimi, jashtë funksionit të tyre.

Propozohet përfshirja brenda varësisë së drejtpërdrejtë administrative të DPA-së dhe të tre arkivave të sistemit të Ministrisë së Brendshme, të Ministrisë Mbrojtjes dhe Ministrisë të Drejtësisë dhe kjo për disa arsye.

“Ka një kontroll më efektiv mbi këto arkiva nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave si udhëheqëse e rrjetit arkivor. Shpërndarja e drejtë dhe në bazë të nevojave të resureve ekonomike dhe burimeve njerëzore dhe rritja e cilësisë së këtyre burimeve. Koordinimi efektiv i shërbimit të dokumentacionit, ku studiuesi nuk ka nevojë të shkojë në disa institucione për t’iu shërbyer dokumentacion, por mund të koordinohet shërbimi i njëjtë nga DPA-ja. Kosto-efektivitet, pra bashkimi i të gjitha funksioneve horizontale të institucioneve në fjalë”, thuhet në relacion.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi