4.5 C
Tirana

Komisioni i Venecias publikon raportin në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës

Më datë:

Komisioni i Venecias ka publikuar raportin në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka, i shprehur në 15 faqe. 

Ky komision ishte ftuar që të jepte qëndrimin e tij nga kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Elisa Spiropali mbi marrëdhënien mes demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese.

Po ashtu, sqarohet roli i Kuvendit në shqyrtimin e mocioneve mbi papajtueshmërinë me mandatin e një deputeti kur trajtohet zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti.

Sipas Venecias, Parlamenti nuk detyrohet të votojë në një mënyrë të caktuar, por është i kufizuar të votojë vetëm për çështjet që hyjnë në kompetencën e tij.

Me tej, thuhet se kur aktgjykimi i një Gjykate Kushtetuese interpreton Kushtetutën si kufizim i fuqisë vendimmarrëse të Parlamentit, ky i fundit duhet të miratojë atë.

Venecia thekson se pajtueshmëria e të gjitha autoriteteve me vendimet e Gjykatës Kushtetuese është bazuar në parimin e besnikërisë kushtetuese si element i shtetit të së drejtës.

Përputhshmëria e tillë per Venecian nuk duhet të kushtëzohet me votën e shumicës parlamentare, por është thelbësore bazuar në kërkesën e shtetit të së drejtës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Telefoni më i hollë i palosshëm në botë gati për treg

Ka pasur thashetheme që qarkullojnë se Oppo Find N5...

Dortmund vijon “rënien e lirë”, Nuri Sahin në “fije të perit”

Nuk ka “paqe” për Dortmund, me verdhezinjtë që përballë...

Hasude me Arra

Një ëmbëlsirë fantastike, me një shije të veçantë është...

Zbulohet dinamika e re astronomike

Plutoni ka patur një impakt të butë me Carontin,...