17.5 C
Tirana

Komisioni i Jashtëm kalon propozimin: Ermal Dredha ambasador në Zvicër

Më datë:

 Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot një seancë dëgjimore me Ermal Dredhën, kandidat për ambasador të Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident dhe në Principatën e Lihtensheinit, jo rezident.

Gjatë prezantimit të Dredhës në komision, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme Armand Skapi e cilësoi atë një diplomat me eksperiencë në sistemin e karrierës së shërbimit të jashtëm shqiptar.

“Gjatë 20 viteve të karrierës së tij, Dredha ka shërbyer me profesionalizëm të lartë në funksione të ndryshme në ministri dhe përfaqësi diplomatike dhe konsullore jashtë vendit. Ka ushtruar detyrën e Konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Bari, Itali dhe në vitet  2016-2023 ka ushtruar mandatin e ambasadorit të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Pas një shkëputje dyvjeçare (2023-shtator 2025) për shkak të drejtimit të bashkisë Vlorë, Dredha iu ribashkua strukturave të shërbimit të jashtëm”, tha Skapi.

Nga ana e tij, Dredha prezantoi para anëtarëve të komisionit disa nga prioritetet e tij, ndërsa e konsideroi Zvicrën një ndër partnerët më të qëndrueshëm të Shqipërisë në tri dekadat e fundit, me një kontribut zhvillimor që ka ndihmuar forcimin e institucioneve dhe zhvillimin ekonomik vendor.

Marrëdhëniet e Shqipërisë me Zvicrën , sipas tij, “janë të qëndrueshme dhe të konsoliduara, bazuar në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë në fushat politike, ekonomike dhe shoqërore”.

Dredha siguroi se do të punojë për forcimin e mëtejshëm të dialogut politik dhe institucional mes dy vendeve duke ruajtur dhe shtuar ritmin e kontakteve të niveli të lartë dhe duke thelluar bashkëpunimin në fushat e sigurisë, menaxhimit të emigracionit, rendit publik dhe mbrojtjes civile.

Zvicra, sipas tij, “ka qenë një partnere e qëndrueshme në mbështetje të reformave institucionale dhe forcimin e qeverisjes demokratike, një partneritet që duhet të thellohet më tej”.

Për sa i përket marrëdhënieve ekonomike. Dredha vlerësoi se Zvicra është një nga investitorët kryesorë në Shqipëri. “Gjithashtu ka kontribut të qenësishëm këto vitet e fundit për sa i përket pjesë së donacioneve apo granteve në shërbim të politikave zhvillimore. Shkëmbimet tregtare nuk janë në nivelin që ne duam por ky do të jetë prioritet i mandatit tim përmes lidhjeve të kontakteve dhe bizneseve dhe organizimit të forumeve ekonomike”, tha Dredha.

Dredha vlerësoi mbështetjen e Zvicrës në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, ndërsa siguroi se do të angazhohet për forcimin e diplomacisë parlamentare dhe krijimin e urave me diasporën shqiptare në Zvicër.

Dredha mori mbështetjen e deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në komision të cilët vlerësuan marrëdhëniet me Zvicër. Deputetët e vlerësuan vendimin e qeverisë për të dërguar në Zvicër një diplomat të këtij niveli, duke e cilësuar Dredhën si një nga emrat më të përgatitur në shërbimin e jashtëm shqiptar.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla theksoi se zgjedhja e Dredhës tregon ndryshimin pozitiv në qasjen e Ministrisë së Jashtme ndaj marrëdhënies së veçantë me Zvicrën, ku jetojnë mbi 300 mijë shqiptarë, të cilët duhet ta shohin ambasadën shqiptare në Bernë si “shtëpinë e tyre”.

Kjo ambasadë, sipas tij, “duhet të jetë qendër bashkimi për diasporën, pavarësisht origjinës nga Shqipëria, Kosova, Presheva apo Çamëria.

Balla bëri të ditur se Ministria e Arsimit po përgatit një aplikacion të ri të “Abetares digjitale”, të mbështetur nga inteligjenca artificiale, që do të mund të përdoret në çdo shtëpi ku jeton një fëmijë shqiptar jashtë vendit. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balluku: 230 mijë shërbime të transportit rrugor për qytetarët në Fier

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku,...

“Shqipëria, progres të pashembullt”/ Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos: Tirana i ka përmbushur ambiciet

Bashkimi Evropian publikon sot vlerësimet e tij për vendet kandidate, mes...

Berisha nxjerr të vërtetën mbi financimet e LaCivita: “Iu ngel mashtrimi në dorë”

Kreu i PD, Sali Berisha në një deklaratë nga...

Ngjarje e rëndë në minierën e Theknës – Administratori ndërron jetë, disa të shoqëruar

Një 62-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti të...