22.5 C
Tirana

Komisioni i Ekonomisë miraton ndryshimin në ligjin e pagave

Më datë:

Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi sot një ndryshim në ligjin “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e Administratës Publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”.

Nismë e deputetes së PS-së Antoneta Dhima, ky ndryshim ka për qëllim rregullimin e vakumit të interpretimit të nenit 9 të këtij ligji.

Duke argumentuar nismën para anëtarëve të komisionit, Dhima u shpreh se shkronja C e nenit 9 ka pasur një pasaktësi në përcaktimin e shpërblimit mujor të këshilltarëve dhe kryetarëve të fshatrave.

“Në ligjin aktual ky shpërblim ka qenë në masën deri 10% të pagës mujore të kryetarit të këshillit përkatës të njësive të qeverisjes vendore.

Nëpërmjet kësaj nisme duhet të ndryshohet shkronja C e nenit 9, duke u saktësuar shpërblimi mujor i këshilltarëve dhe kryetarëve të fshatrave në masën deri në 10% të pagës mujore të kryetarit përkatës të njësive.

Arsyeja e këtij propozimi bëhet edhe për faktin se nuk ka referencë paga e kryetarit të këshillit, pasi ai është thjesht anëtar i këshillit bashkiak”, u shpreh ajo.

Dhima sqaroi se bëhet fjalë për një gabim njerëzor në hartimin e ligjit pasi në vend të bëhej “kryetarit të njësive të vetëqeverisjes vendore” është bërë “kryetarit të këshillit”.

Nisma sipas saj është miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave ndërsa janë propozuar disa ndryshime teknike.

Dhima tha se shtrirja e efekteve financiare do të jetë nga data e hyrjes në fuqi të ligjit dhe kjo nismë nuk ka efekte financiare pasi është parashikuar nga njësitë e qeverisjes vendore.

“Ky ishte një shqetësim i përcjell prej njësive të qeverisjes vendore. Ndaj propozoj ta miratojmë me ndryshimin e paraqitur nga Këshilli i Ministrave”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...