Kombëtarja stërvitet e plotë në ‘shtëpinë e futbollit’

Atmosferë e jashtëzakonshme në kombëtaren shqiptare në prag të dy përballjeve vendimtare drejt Euro2024 ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Trajneri Sylvinho dhe stafi kuqezi kanë të gjithë skuadrën në dispozicion, duke përgatitur në mënyrën e duhur takimin që vlen kualifikimin në turneun gjerman.

Në seancën e paradites së të martës, kuqezinjtë janë stërvitur normalisht, për të mos pasur kështu dyshime për formën fizike të futbollistëve. Kristjan Asllani, ai që trembte stafin teknik është bashkuar me grupin dhe ka zhvilluar seancë të plotë.

Skuadra ka punuar në aspektin tekniko-taktik, ku janë provuar futbollistët në situata loje dhe për të përballuar siç duhet kundërshtarin. Gjendja e ekipit paraqitet e mirë me optimizmin që është i lartë për rezultat pozitiv që në duelin e Kishinjau.

Kombëtares shqiptare i duhet të paktën një pikë në dy duelet e radhës për të garantuar edhe matematikisht kualifikimin për herë të dytë në kampionatin Europian. Interesi ka qënë i lartë, me të gjithë biletat që janë shitur prej ditësh.

Përballja me Moldavisë është në program për tu zhvilluar këtë të premte duke nisur nga ora 18:00, ndërsa të hënën ajo ndaj Ishujve Faroe në stadiumin ‘Air Albania’.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi